Xhaçka takohet me Escobarin, ja për çfarë biseduan

12 prill 2023 | 11:51

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar të mërkurën të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Xhaçkës, ata kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

“Mirënjohje për zëvendësndihmëssekretarin e shtetit, Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të ShBA-së në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

“E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal”, ka njoftuar Xhaçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë me dije…