Inzaghi: Asgjë s’ka përfunduar

12 prill 2023 | 12:51

Skuadra e Interit e mposhti në Libsonë, Benficën me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes trajneri Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur me paraqitjet e futbollistëve që i drejton, derisa ka thënë se ende asgjë nuk ka  përfunduar.

“Kundër një ekipi të fortë dhe në një stadium të nxehtë, djemtë luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Ne fituam raundin e parë dhe është një kënaqësi të madhe, por asgjë nuk është mbyllur ende. Në ndeshjet e fundit nuk kishim fituar, por ishte shfaqur performancë e mirë në fushë. Jemi në një moment shumë të vështirë, por duhet të shkojmë më tej dhe sonte po e shijojmë këtë mbrëmje. Unë isha shumë shpresëdhënës sepse në ndeshjet e fundit kishim luajtur dhe krijuam shumë, përtej rezultatit”, ka thënë Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtaret dominojnë listën e femrave më të ndjekura në Twitter.…