Avokati i Thaçit në fillim të seancës dorëzoi një provë materiale në Speciale

12 prill 2023 | 13:07

Edhe të mërkurën është duke vazhduar  në seancë private dëshmia e dëshmitares së parë në Gjykatën Speciale në rastin ndaj krerëve të UÇK-së.

Sot, ajo do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Seanca ka filluar me një kërkesë nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq për t’i dorëzuar një provë materiale prokurorisë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III e ka pyetur prokurorinë nëse kanë ndonjë kundërshtim për këtë dhe njëri nga prokurorët ka thënë: “jo”.

Më pas, asistentët janë urdhëruar që ta sjellin në sallën e gjyqit dëshmitaren.

“Sot do të vazhdojmë me kundërpyetjet nga mbrojtja e Thaçit”.

“Ju lus t’i përgjigjeni qartë pyetjeve, me fjali të shkurtëra”, i ka thënë gjykatësi Smith, dëshmitares pasi ajo u fut në sallën e gjyqit.

Më pas, seanca është mbyllur për publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rekord i ri është vendosur në Fenix të martën…