Rekord nxehtësie në Arizona, temperaturat arrijnë në 37 gradë celsius

12 prill 2023 | 13:01

Një rekord i ri është vendosur në Fenix të martën e 11 prillit, me temperaturat që arritën në orën 16 me orën lokale amerikane, 37 gradë celsius, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik. Temperatura e mëparshme historike, për koincidencë e regjistruar në të njëjtën ditë, ishte ajo e 11 prillit të vitit 1989, me 36 gradë celsius.

Meteorologët thonë se shteti i Arizonës prej vitesh nuk po përjeton më një sezon të ndërmjetëm, midis dimrit dhe verës, kësisoj pranvera transformohet menjëherë në verë. Dhe këto luhatje, sipas ekspertëve, sjellin këto temperatura kaq të larta.

Globi po bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut, duke shkaktuar gjithnjë e më shumë thatësirë ekstreme, stuhi e zjarre. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës në orën 12:00 ka nisur ta mbajë…