Sulmi i Sylës u kualifikua si ‘lëndim i lehtë’, reagon ashpër Tomë Gashi

12 prill 2023 | 13:26

Avokati, Tomë Gashi, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Gashi thotë se kualifikimi juridik që i bëhet veprës është më i rëndë se sulmi ndaj gazetarit.

Ai thotë se gazetarin Syla nuk e sulmuan tre persona për t’i shkaktuar lëndime të lehta dhe se për shkak të ketyre kualifikimeve juridike ‘te lehta’, sulmuesit inkurajohen.

Ai tutje shton se nëse kjo vepër do t’i ndodhte një Prokurori ai ishte kualifiku si “lëndim i lehtë”

Reagimi i plotë:

Kualifikim juridik qe eshte me i rende se sulmi ndaj gazetarit – opinionistit Valon Syla!

Nuk e sulmuan Valonin tre persona per t’i shkaktuar lendime te lehta.

Per shkak te ketyre kualifikimeve juridike – ‘te lehta’ – sulmuesit inkurajohen.

Vec paramendone tre persona me e sulmu nje prokuror per shkak se nuk iu pelqen ndonje vendim i tij, a do ta kualifikonte prokuroria si ‘lendim te lehte trupor’?!

Valoni eshte sulmuar nga tre persona vetem per shkak te opinioneve te tij. Ne nje shtet ligjor kjo nuk do te duhej te ndodhte kurre, e nese ndodhe nuk mund te klasifikohet si lendim i lehte!

Dje i ka ndodhur Valonit, sot mund t’i ndodhe dikujt tjeter!

Prokurori, kthjellu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oliver Kahn nuk dorëzohet. Drejtori i Bayern Munchen ka folur…