Qeveria ndan 287 mijë euro si kompensim për delegatët e Kuvendit të vitit 1990

12 prill 2023 | 13:31

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Sipas vendimit, do të ndahen 287 mijë euro për ata që janë certifikuar për deputetë.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së qeverisë, zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, ka shpjeguar se kompensimin financiar do ta marrin edhe familjarët e atyre delegatëve të cilët kanë vdekur.

“Mjetet financiare ndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve sipas gazetës zyrtare. Për ata që kanë ndërruar jetë kompensimin e marrin bashkëshorti ose bashkëshortja apo fëmijët”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga kjo mesjavë fillojnë gjysmëfinalet e “play-off”-it, që pritet të…