Davies: Haaland është i pakapshëm, do të bëhet legjendë

12 prill 2023 | 15:33

Manchester City e mposhti 3:0 Bayern Munchen në ndeshjen e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

City festoi me golat e Rodrigos në minutën e 27-të, Bernardo-s në minutën e 70-të dhe Haaland në minutën e 76-të, dhe përveç kësaj pati edhe disa mundësi të tjera të shkëlqyera.

Ishte goli i 45-të i Haaland në paraqitjen e tij të 39-të këtë sezon në të gjitha garat dhe ai gjithashtu shtoi gjashtë asistime.

Pas humbjes së rëndë kundër Cityt, mbrojtësi i Bayernit, Alphonso Davies, i cili njihet si një nga lojtarët më të shpejtë në botë, vlerësoi sulmuesin e Cityt që mundi Bayernin për herë të parë në shtatë ndeshje në karrierën e tij.

“Ai do të bëhet një legjendë. Është e pamundur ta kapësh, nuk mund t’i bësh asgjë. Ai është i shpejtë, është i fortë dhe është një lojtar shumë i zgjuar. Kam luajtur me të në Bundesligë dhe kam luajtur me të tani dhe mendimi im për të nuk ka ndryshuar. Është e pamundur ta ruhesh”, ka thënë kanadezi për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një palë patike të veshura dikur nga legjenda e basketbollit…