Nënshkruhet marrëveshja për inkurajimin e të rinjve për zhvillimin e tyre profesional

12 prill 2023 | 15:51

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Gjermane Help dhe Makerspace Innovation Center Prizren në kuadër të projektit “Programi i trajnimit për punësim – shkathtësi digjitale”.

Totaj ka bërë me dije se synimi i këtij projekti është t’u ofrojë ndihmë të rinjve të papunësuar dhe të papërcaktuar profesionalisht që ta orientojnë zhvillimin e tyre profesional drejt përvetësimit të shkathtësive digjitale inovative dhe t’u ofrojë mundësi punësimi përfituesve.

“Përkrahja do t’u ofrohet të rinjve të regjionit të Prizrenit pa dallim, përmes ndërtimit të aftësive personale dhe profesionale si dhe fuqizimit të tyre ekonomik. Në kuadër të projektit do të mbështeten gjashtëdhjetë të rinj në synimet e tyre për të filluar karrierë në fushat e shkathtësive digjitale”, ka theksuar Totaj.

Komuna e Prizrenit, organizata Help dhe Makerspace Innovation Center Prizren, përmes kësaj mbështetjeje ka për qëllim inkurajimin e të rinjve për zhvillimin e tyre profesional dhe për pavarësi financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për mundësinë e…