Valon Syla deklarohet pas sulmit: Pësova lëndime në kokë dhe dorën e majtë

12 prill 2023 | 16:45

Gazetari Valon Syla, të martën vonë është sulmuar fizikisht nga disa persona në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Syla tek sot (e mërkurë) ka dhënë detaje rreth sulmit që i ndodhi atij.

“Ishim në debat te Lleo (Leonard Kerquki) në ‘Pressing’, dhe sulmuesit na kishin përcjell prej se kemi dalë nga ndërtesa e ‘T7’ duke na u vënë pas me veturë, na gjetën deri të vendi ku jemi ndalur, unë Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki për takim edhe me disa gazetarë te tjerë pas debatit”, ka shkruar Syla në “Facebook”.

Syla ka shkruar se dyshon se sulmi lidhet një ngjarja të cilën e ka quajtur “Mulla Mercedesi”.

“Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi që të pësoj lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë”, ka shkruar Syla.

Reagimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dikush në Mynih shtron një pyetje, përse u shkarkuar Julian…