Aksidenti i rëndë mes 9 automjeteve në Çagllavicë, detajet i jep Policia

12 prill 2023 | 19:00

Një aksident i rëndë mes 9 automjeteve ka ndodhur të mërkurën në Çagllavicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta konfirmoi se tri prej automjeteve të aksidentuara ishin në lëvizje, ndërsa gjashtë të tjerat të parkuara.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Leonard Kërquki ka rrëfyer në T7 se si kishte…