Spalletti: Milani një skuadër e mrekullueshme, gjyqtari e teproi me kartonin e kuq

13 prill 2023 | 13:35

Napoli pësoi humbje në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Milanit (1-0). Trajneri i napolitanëve Lucciano Spalletti e ka pranuar disfatën, teksa nuk i ka kursyer elozhet për kuqezinjtë.

“Kishim një qëndrim të mirë në fushë, u përpoqëm ta luanim ndeshjen edhe me 10 lojtarë. Urime Maignan për atë që bëri, ata janë një ekip i mrekullueshëm. Loja është ajo që duhej të bënim dhe ajo që prisja të bënim. Bravo për djemtë. Çdo mungesë është e rëndë në këtë pikë, por kemi edhe lojtarë që mund të bëjnë mirë si zëvendësues. Kam gjetur përsëri Napolin më të mirë”, ka thënë Spalletti.

“Kartoni i kuq i Anguissa? Ishte planifikuar ta zëvendësoja, po shikoja se kush ishte lojtari që do të do të plotësonte treshen e zëvendësimeve. Keqardhja është se ai humbi dy minuta për të thënë se kush ishte i fundit që do të zëvendësohej. Gjyqtari mendoj se u nxitua me kartonin, Kruniq bëri 4-5 faulle dhe nuk u ndëshkua me të kuq. Ne jemi një ekip që duhet të stërvitemi në karakter, por kemi cilësi shumë të mira. Ndonjëherë jemi të ndryshëm ndaj situatave të caktuara që i krijojmë vetë”, u shpreh Spalletti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takim me serbët e…