Gjykatësi: Krasniqi tha se është në gjendje të mirë shëndetësore, do të jetë i pranishëm në seancën e pasditës

13 prill 2023 | 14:46

Gjykatësi Charles Smith III, para pushimit të drekës ka deklaruar se Jakup Krasniqi, ua ka bërë me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do jetë i pranishëm për seancën e pasdites.

Kjo pasi që paraprakisht, avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka paralajmëruar se i mbrojturi i saj mund të kërkojë të largohet nga salla, me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbrojtësja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, avokatja Venkateswari Alagendra, në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka paralajmëruar se Krasniqi mund të kërkojë të largohet nga salla, me arsyetimin se i njëjti nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar edicioni i katërt në kuadër projektit “Elite Youth…