Mushkolaj kritikon Osmanin për rastin e Valon Sylës: Heshtja e presidentes është e turpshme

13 prill 2023 | 15:29

Opinionisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa Osmani për mosreagim për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Mushkolaj ka thënë se presidentja Osmani duhet të jetë presidente e të gjithëve edhe e Valon Sylës dhe jo të zgjedh heshtjen.

Sipas tij, heshtja e Osmanit është e turpshme.

“Presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur të hesht për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Ajo duhet të jetë presidente e të gjithëve, pra edhe e Valonit, pavarësisht a pajtohet me opinionet e tij. Mosdënimi i dhunës është pajtim me të. Heshtja e presidentes është e turpshme. Turpi ka emër!”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë…