Rashica edhe një vit te Galatasaray

13 prill 2023 | 15:31

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të jetë pjesë e Galatasarayt së paku edhe një vit. Rashica po shkëlqen në Turqi, ndërsa është i huazuar për një sezon nga Norwichi.

Sipas mediumit turk “Fanatik”, klubet tashmë janë marrë vesh që 26 vjeçari të mos kthehet në “Carrow Road” në verën që vjen.

Javët në vazhdim do të vendoset përfundimisht nëse Norwichi do ta shesë përfundimisht futbollistin ofensivë, apo do t’ia japë Galatasarayt hua edhe për një vit. Vlera e ish-lojtarit të Vushtrrisë është rreth 10 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar ashpër presidenten e vendit, Vjosa…