Drejtori i Policisë pret në takim ambasadorin e Finlandës

13 prill 2023 | 16:18

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Gjatë këtij takimi ambasadori Nissinen e ka uruar Hoxhën për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.

Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe Ambasadën Finlandeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare “Rrjeti Qeliza” nga Gjakova në bashkëpunim me zyrtaren…