Ruajtja e cilësisë së lartë në auditim, prioritet për institucionet supreme të audimit

13 prill 2023 | 16:21

Përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës të enjten kanë marrë pjesë në webinarin me temën “Menaxhimi i Cilësisë për Institucionet Supreme të Auditimit” të organizuar nga SIGMA në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për Bashkimin Evropian dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Qëllimi i këtij webinari ishte rritja e vëmendjes së ISA-ve të Rrjetit për ndryshimin e standardeve të menaxhimit të cilësisë dhe rëndësia e tyre; shkëmbimi i përvojave – mësimet e nxjerra nga ISA-të rreth menaxhimit të cilësisë, sfidat me të cilat përballen, planet e ardhshme si dhe pritshmëritë për standardet e rishikuara.

Drejtori i Departamentit për Sigurimin e Cilësisë në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Fitim Haliti duke folur për procesin e menaxhimit të cilësisë, ka treguar se Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë i cili përfshinë edhe Kontrollin e Cilësisë dhe Sigurinë e Cilësisë ka të integruar të gjitha elementet e Kontrollit të Cilësisë të përcaktuara në SNISA 140 si: menaxhimi i burimeve njerëzore, kryerjen e audtimeve, marrëdhëniet me palët e interesit, përmirësimin e vazhdueshëm, kërkesat etike, dhe monitorimin.

Haliti ka treguar se Departamenti për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë në auditim duke u kujdesur që procedurat e kontrollit të cilësisë janë duke funksionuar në mënyrë efektive si dhe siguron Auditorin e Përgjithshëm se auditimet janë kryer në përputhje me SNISA-të.

Kurse sa i përket pritjeve nga rishikimi i SNISA 140 ai ka thënë se fokusi është që të ofrohen udhëzime të qarta për ndërtimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Dokumentimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë.

ISSAI 140 ndihmon Institucionet Supreme të Auditimit që të hartojnë një sistem të kontrollit të cilësisë i cili është i përshtatshëm për mandatin dhe rrethanat e tyre dhe që i përgjigjet rreziqeve të tyre për cilësinë.

Aktualisht ISSAI 140 është duke u rishikuar dhe objektiv i këtij procesi është përditësimi që përmban parimet bazë dhe kërkesat kryesore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundmi, Nasa ka prezantuar një shtëpi të zakonshme me…