Momenti i arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, i dyshuar për publikimin e ‘sekreteve’ të Pentagonit. (Video)

13 prill 2023 | 23:10

Me bluzë gri dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të kuqe, i rrethuar nga forca të armatosura, ky është momenti i arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira në banesën e tij në Dighton, Massachusetss ditën e sotme, si i dyshuar kryesor për publikimin e informacioneve nga dokumentet sekrete të Pentagon.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder, pak më parë e cilësoi këtë rrjedhje si një “vepër kriminale të paramenduar” dhe i referoi gazetarët, për më shumë sqarime, në Ministrinë e Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts Merrick Garland më vonë tha se Teixeira u arrestua “pa incidente”, shkruajnë mediat e huaja.

21-vjeçari i identifikuar fillimisht nga The New York Times është një anëtar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts dhe është i lidhur me një grup në internet ku dokumentet e zbuluara u shfaqën për herë të parë. Teixeira ishte udhëheqësi i një grupi të quajtur Thug Shaker Central, ku rreth 20 deri në 30 njerëz, kryesisht të rinj dhe adoleshentë, ndanin një dashuri të përbashkët për armët, racizmin dhe videolojërat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së, Fatmir…