Marku: Mezi pres të rikthehem në ring (video)

14 prill 2023 | 12:05

Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur intensivisht për meçin e tij të radhës, të parin për vitin 2023. Marku përmes rrjeteve sociale ka publikuar një video, ku shihet në palestër duke u stërvitur.

“Ndihem mirë pas kthimit në kamp. Me dy duart e mia në zjarr, mezi pres luftën e radhës”, ka shkruar boksieri shqiptar.  Florian Marku luftën e fundit e zhvilloi gjatë vitit të kaluar, ku mposhti me vendim të gjyqtarëve boksierin nga Meksika, Miguel Parra.

Luftë kjo e cila ishte zhvilluar në stadiumin shqiptar “Air Albania”. Marku gjatë karrierës së tij në boks, ka zhvilluar 13 meçe, ka fituar në 12 (7 me nokaut) dhe ka barazuar në një luftë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në media u raportua se është arrestuar dizajner Valdrin Sahiti,…