![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/ronaldo-2.jpg)
Ronaldo mund të ribashkohet me Zidane
14 prill 2023
| 12:28
Nuk është vetëm Jose Mourinho një nga objektivat e skuadrës së Al Nassr, klub ku luan dhe Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që raporton CBC Sport, një nga objektivat e mundshëm është strategu francez, Zinedine Zidane.
Ronaldo më parë është stërvitur nga Zidane, ndaj dhe një ribashkim i mundshëm mund të jetë mëse i mundshëm. Francezi gjithsesi ka qenë shumë selektiv për të ardhmen e tij. Nëse nuk shkon as ai dhe as Mourinho, atëherë një opsion i mundshëm është Jorge Mendes, i cili ka kontratë me Fenerbahçe deri në fundin e këtij sezoni.