Gjithçka që dihet deri tani rreth vrasjes që tronditi Pejën dhe tërë Kosovën

14 prill 2023 | 23:22

Të premtën pasdite, vendi u trondit nga një rast tragjik i një nëne, që dyshohet se gjeti vdekjen nga djali i saj. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Prokuroria është në fazën e parë të hetimeve derisa ende nuk ka zbuluar motivin e saktë të vrasjes.

Rreth orës 16:00 të pasdites, nën motive ende të panjohura, Policia e Kosovës u njoftua për një vrasje të rëndë në lagjen Kapishnicë të Pejës, ku viktima doli të jetë një grua.

Kështu konfirmoi për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Pamje nga vendi i ngjarjes

I njëjti konfirmoi se, pas reagimit të menjëhershëm të policisë, i dyshuari është arrestuar.
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për vrasjen tragjike në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

Ndonëse Prokuroria dhe Policia nuk jepën detaje nga mënyra se si ka ndodhur vrasja, në media u raportua se i dyshuari i ka prerë kokën nënës së tij me thikë.

Krerët e shtetit nuk kanë reaguar ende lidhur me vrasjen.
Prokurorja e rastit: Janë mbledhë të gjitha provat, i dyshuari s’ka qenë në gjendje të deklarohet

Prokurorja e rastit makabër në lagjen Kapishnicë të Pejës, Sahide Gashi dha detaje shtesë lidhur me dëshmitë nga hetimet e para.

Ajo tha se Prokuroria me ndihmën e Forenzikës ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme si dhe ka siguruar dëshmitarë okularë.

“Janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhë të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës si dhe kemi siguruar dëshmitarë okularë”, tha prokurorja në deklarim për media.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, në konferencë për media

Tutje shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

“Duke iu falënderuar reagimit të shpejtë të policisë se Pejës, është arritur që i njëjti të arrestohet në mënyrë që të mos t’i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo ta lëndojë vetvetën”.

I dyshuari s’ka qenë në gjendje të japë deklaratë, tha tutje prokurorja e rastit. Kjo pritet të bëhet nesër, në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës.

“Do vazhdojmë me hetime. Në bazë të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe egzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit”.

Qytetarët e Pejës dyshojnë se djali u motivua nga ndarja me gruan, gjë për të cilën fajësoi nënën

Qytetarët e Pejës kanë dhënë informacione të pakonfirmuara lidhur me motivin e vrasjes.

Sipas tyre, vrasja mund të lidhet me ndarjen e të dyshuarit nga gruaja e tij, për të cilën gjë ai e kishe akuzuar të ëmën.

Siç raportoi T7, i dyshuari thuhet se jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi.

Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe ishte i divorcuar dy herë.

“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani, po vazhdon…