Krasniqi përkujton 24-vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

15 prill 2023 | 13:52

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë homazhe te varrezat e martirëve në Sllovi, ku 45 civilë shiptarë u masakruan nga forcat serbe.

“Me dhembje kujtojmë 45 civilë shqiptarë, të cilët u masakruan mizorisht 24 vite më parë nga dora barabare serbe në Sllovi të Lipjanit”, ka theksuar Krasniqi.

Po ashtu, ata kanë bërë homazhe edhe në fshatin Tërboc pranë lapidarit të dëshmores Zylfije Gashi në përvjetorin e 24-të të rënies së saj.

“Nderimet më të larta për martirët e Sllovisë, për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë dhe për dëshmorët, të cilët u flijuan për ditët e bardha të lirisë që i jetojmë sot. E përjetshme qoftë lavdia për ta”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiz Ejlli është lideri i shtëpisë për këtë javë. Si…