Vedati i “Stupcave” lajmërohet nga Dubai, a janë thumb këto fjalë të tij?

15 prill 2023 | 23:15

Aktori i njohur Vedat Bajrami po shijon me familjen udhëtimin e fituar në finalen e Big Brother VIP Kosova.

Ai ka marrë rrugë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe nga ku ka bërë një video me doza humori po e po, mirëpo mbase edhe me doza ironizuese.

Nuk mund të thuhet me siguri nëse ky mes tjerash është një thumb që daton nga loja e Big Brother VIP Kosova.

Atëbotë ai pati zgjedhur një epitet therës për Julin, një prej banoreve të shtëpisë duke e quajtur “komandant Dubai”.

Ndërkohë edhe pas një muaji, Juli vazhdon në intervista ta quajë Vedatin frikacak dhe “komandant Bllaca”.

Në 25 pyetjet e Prive, finalistja që është edhe vajza më e votuar në sezonin e parë pati vazhduar të përmendë e të presë kërkim falje nga Vedati, gjë që nuk erdhi e me shumë gjasë, nuk duket që është në plan të vijë./Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vedat Bajrami (@vedatiofficial)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imazhe të pabesueshme vijnë nga lufta e ashpër në Ukrainë,…