Betohet Presidenti dhe eministrat e kabinetit qeverisës së “Big Brother VIP Albania”

16 prill 2023 | 02:06

Pasi diskutuan problematikat e shtruara nga populli dhe nga Vëllai i Madh, kryeminsitri dhe kabineti qeveritar, caktuan edhe ligjet përkatëse për secilën shkelje.

Pas mbledhjes së qeverisë me dyer të mbyllura, Kristi, Luizi, Elvisi dhe Qetsori dolën përpara popullit për të dhënë premtimet e tyre.

Kristi në rolin e Presidentit të Big Brother, Luizi në rolin e kryeministrit, Qetsori si Ministër i Brendshëm dhe Elvisi si Ministër i Jashtëm, u betuan të gjithë me dorën në Kushtetutë se do zbatonin me rigorozitet ligjin dhe se do ushtronin detyrën me përkushtim e profesionalizëm.

Pas betimit të Presidentit, kryeministrit dhe dy ministrave, populli duartrokiti rezultatin final.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka bërë një hap të madh drejt finales. Pejanët…