Dubai, 16 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë

16 prill 2023 | 12:27

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur, si pasojë e zjarrit në një ndërtesë banimi në Dubai, kanë raportuar mediat lokale.

Zjarri ka shpërthyer në zonën Al-Ras, një prej pjesëve më të vjetra të Dubait.

Në atë zonë kryesisht banojnë tregtarët dhe punëtorët migrantë.

Zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës pesëkatëshe, sipas mediave lokale.

Mbrojtja Civile e Dubait ka thënë se zjarri mund të jetë përhapur pasi ndërtesa nuk përmbush të gjitha standardet e sigurisë.

Sipas autoriteteve, ato janë duke hetuar shkakun e incidentit, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet e para gjysmefinale të Playoffit në Superligën A, zënë…