Lampard i zhgënjyer nga “blutë”

16 prill 2023 | 12:56

I pozicionuar si teknik i përkohshëm në krye të pankinës së “bluve”, tekniku Frank Lampard ende nuk ka gjetur fitoren e parë në rikthimin e tij te Chelsea aty ku shkroi historinë e tij.

Pas ndeshjes së djeshme, tekniku anglez e konsideron më të merituar humbjen nga Brighton, sesa nga Real Madrid në “Bernabeu” mbrëmjen e së mërkurës, ku u mundën me rezultatin 0 me 2.

“Humbja është mëse e merituar. Mendoj se tani më shumë se sa për humbje, duhet të flasim për rezultatet. Fitoret vijnë vetëm me cilësinë e lojës. Nga pikëpamja e lojës, kjo humbje ishte më zhgënjyesja. U mundëm në bazat e futbollit. Brighton është një ekip i mirë, kështu që ne duhet t’i japim meritat. Ata mund të luajnë kështu kundër pothuajse çdo kundërshtari në Premier League”, u shpreh Lampart në fjalën e tij.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I renditur në listën e revistës Forbes, 30 under 30,…