Kurti uron në gjuhën serbe Pashkët ortodokse

16 prill 2023 | 13:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, të fesë ortodokse me rastin e festës së Pashkëve.

Kurti ka thënë se do të vazhdojnë kujdesin duke garantuar lirinë themelore të besimit.

“Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme. Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve qytetarë tanë. Gëzuar Pashkët”,  ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të…