Djali i Skender Hysenit tallet me Kurtin: O Albin o luan, urime plani franko-gjerman

16 prill 2023 | 14:18

Djali i Skender Hysenit, Ylli, e ka bërë një tallje të lezetshme ndaj kryeministrit Albin Kurti në një postim të tij në rrjete sociale.

Kurti shpërndarë bisedën që pati në “Radio Kosova” me ish-këngëtarin e famshëm Xuxi, emri i plotë i të cilit është Naim Bunjaku.

Dhe, në këtë postim bie në sy komenti i Yll Hysenit, të birit të Skënder Hysenit, ku shkruan: “O Albin, o luan! Urime Plani franko-gjerman!”.

Figura e kryeministrit Kurti është lidhur shpesh me kafshën e luanit, i njohur ndryshe edhe si “Mbreti i Xhunglës”. Madje, kryetari i Kamenicës që vjen nga radhët e LV-së, Kadri Rahimaj, e kishte vënë në zyrën e tij një pikturë ku dukej Kurti me një pasqyrim të luanit.

Në anën tjetër, plani franko-gjerman që është burimi i marrëveshjes që është arritur në Bruksel dhe Ohër, përmban edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një total prej 130 ushtarësh ukrainas janë liruar nga robëria…