Bërnabiqi kërkon themelimin e asociacionit

16 prill 2023 | 14:25

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia ka pritur një dekadë të tërë që Kosova t’i zbatojë ujditë e arritura në marrëveshjen e Brukselit.

Ajo kësisoj i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës. Albin Kurti, i cili ka theksuar se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina të bëjë punën e saj, 10 vjet që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Bëjeni atë”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Skender Hysenit, Ylli, e ka bërë një tallje…