Çeku: Sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet në mes të xhudistëve më të mirë të Evropës

16 prill 2023 | 15:13

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kampioni Evropian i xhudos që do të organizohet në Prishtinë do të sjell promovim dhe të mira për vendin tonë.

Çeku ka potencuar se në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës.

“Angazhimi dhe investimi i vazhdueshëm në sport po sjell rezultate. Kosova për herë të parë do ta organizojë kampionatin evropian të xhudos “European Championships Open”.

“Në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës. Një ngjarje ndërkombëtare sportive që do të sjell promovim dhe të mira të tjera për vendin tonë”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën pak ditë më parë,…