Tuchel: Nuk i kuptoj lojtarët, mendova se do reagonin pas humbjes ndaj Cityt

16 prill 2023 | 15:40

Bayern Munich nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Hoffenheim. Bavarezët edhe pse kaluan të parët në avantazh me Benjamin Pavard, por u barazuan nga Andrej Kramariq.

Thomas Tuchel pas ndeshjes është shprehur i zhgënjyer nga lojtarët e tij duke u shprehur se në fushë ata u shfaqën pa grintën e duhur.

“Mendova se edhe pas ndeshjes me Manchester Cityn në mesjavë, do të ishim përgatitur ashtu siç duhej dhe do të luanim me inat në fushë. Por, nuk ishte ky rasti dhe më vjen shumë keq. Ishim të ngadaltë dhe u shfaqëm pa emocione, na mungonte shpirti i duhur. Skuadra nuk ishte mjaftueshëm e karikuar, na duhet një ndryshim. Duhet të shfaqemi më të motivuar”, tha Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në…