![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/00F9AEF1-B5F6-4BD9-B899-845CDBB7B718.png)
Ledri Vula publikon këngën e re “Përshëndetje Hejter”
16 prill 2023
| 16:27
Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) këngën e re.
“Përshëndetje hejter” mban titullin kënga e tij e re, në të cilën ka trajtuar disa çështje nga e kaluara.
Ai ka përmendur disa emra, nga të cilët ka marrë ofendime, varësisht prej ngjarjeve që kanë ndodhur vite më parë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot_24-8.png)
Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për producimin u përkujdes LIS.
Miksimi ndërkohë u realizua në studion e REDBOX Entertainment me video nga Supercut Studio.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot_26-8.png)
“Përshendetje krejt hejterave. Kjo është diçka e veçantë për ju. Mos e merrni afër zemrës se prapë ju dua”, tha ai pas lansimit të kësaj kënge.
Kjo duket se është pjesë e albumit të tij të ri që do të quhet “1 Goat për ty”.