Drita ndalet në barazim nga Dukagjini

16 prill 2023 | 17:02

Dukagjini dhe Drita kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja filloi e barabartë, me dy skuadrat që luanin me kujdes të shtuar përpara. Por, në minutën e 44-të, filloi festa e hershme e vendasve, kur kaluan në epërsi.

Mirëpo, VAR-i i zhgënjeu ata, duke bërë me dije se njëri prej lojtarëve të tyre ishte në pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, kishte raste shënimi, por jo edhe konkretizime.

Dy portat mbetën të paprekura, duke bërë që pikët të ndaheshin në Klinë.

Drita ka rënë në vendin e dytë me 57 pikë, një më pak se lideri Ballkani, ndërsa Dukagjini është në të pestin me 39 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eneda Toska është shqiptarja që është shpërblyer në Shtetet e…