Barcelona bën një hap fals në luftën për titull

16 prill 2023 | 18:26

Barcelona e ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në La Liga.

Pas Gironas, skuadra e drejtuar nga Xavi u ndal me barazim edhe nga Getafe. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” përfundoi baras dhe pa gola.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të në elitën e futbollit spanjoll. Pavarësisht barazimit, Barcelona nuk është se e rrezikon pozitën e liderit në tabelë.

Barça udhëheq me 73 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që renditet i dyti. Getafe ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyrë të…