Hoxhë Mazllami “bëhet pishman” për fyerjet ndaj flamurit kombëtar: Video u shkëput qëllimshëm nga disa dashakeqës

16 prill 2023 | 19:01

Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi në internet qarkulloi një video ku ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar.

Mazllami ka publikuar videon e plotë të realizuar më 27 Nëntor të vitit 2022, duke thënë se videoja e shkurtër që qarkulloi “është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës”.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimti tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi Mazllami.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Driton Lajçi Sot Dritan Abazoviqi është një ndër figurat…