Hoxha Ahmet Kalaja e konfirmon se iu ndalua hyrja në Maqedoni, arsyeja se mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare

16 prill 2023 | 18:27

Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”.

Statusi i tij në Facebook:

”Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur. Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni. Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që tjua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të papreçedentë arrogante monstruoze. Ndoshta Insitucionet e përfaqsimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë.

Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin. Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot” – shkruan Hoxha Ahmed Kalaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në La…