Leonardo DiCaprio fotografohet në “Coachella” me ish-partneren e Bradley Cooper, modelen Irina Shayk

17 prill 2023 | 11:24

Irina mund të hedh poshtë çdo thashethem për pajtim mes saj dhe Bradley Cooper.

Modelja me origjinë ruse u pa në disa fotografi duke u ndjerë rehat në shoqërinë e Leonardo DiCaprios në “Coachella”.

Aktori fitues i “Oscar”-it dhe Shayk morën pjesë në karnavalin Neon të Levi dhe Tequila Don Julio të shtunën vonë dhe festuan deri në mëngjes.

Foto: Getty Images

E pranishme në këtë event ishte edhe modelja Stella Maxëell që ndryshe njihet si mikesha e ngushtë e aktorit.

Modelja ndërkaq javë më parë u fotografua me ish-partnerin e saj, aktorin Bradley Cooper, me të cilin ndan vajzën gjashtëvjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper.
Foto: Getty Images

Ish-çifti u ndanë në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje, por u raportua në nëntor të vitit 2022 se ata po përpiqen të kenë edhe një tjetër fëmijë.

Cooper, 48-vjeçar, mendohet se ndjeu të njëjtën gjë dhe u pajtua me dëshirën e ish-të dashurës së tij.

Foto: Getty Images

Nga ana tjetër, ylli i “Titanic”, 48-vjeç dhe e dashura Camila Morrone u ndanë gjatë verës pas katër vitesh lidhje – dhe veçanërisht pasi ajo mbushi 25-vjeç.

Që atëherë, ylli i “Revolution Road” është përfolur për një romancë me modelen Gigi Hadid.

Foto: Getty Images

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mellburni ka tejkaluar Sidnejin si qyteti më i populluar i…