Fillon dëshminë dëshmitari i dytë, intervistimi i tij do të zgjasë pesë ditë

17 prill 2023 | 12:36

Në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot po vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.

Dëshmitarja e parë e ZPS-së W4474 ka dhënë dëshminë e saj në seancë të mbyllur për publikun, sikurse edhe javën e kaluar.

Pas pyetjeve të parashtruar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, e njëjta ka përfunduar dëshminë e saj.

Tash ka filluar të dëgjohet dëshmitari tjetër i ZPS-së. Gjykatësi Charles Smith ka njoftuar se intervistimi i tij do të zgjasë pesë ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjola Demiri ishte vjet konkurente mjaft e diskutuar e BBVIP…