Arsim Thaqi jep dorëheqje të parevokueshme nga FC Drita

17 prill 2023 | 13:44

Trajneri Arsim Thaqi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit që Drita barazoi kundër KF Dukagjinit.

I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri Thaqi, ka kërkuar takim me Kryesinë e klubit për ofruar dorëheqjen e tij.

“Pas shumë diskutimeve kryesia e klubit i ofroj trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Arsim Thaqi për të ja pranuar dorëheqjen. Klubi jonë FC DRITA e falënderon trajnerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”, ka njoftuar FC Drita në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së hënës, në rastin e krerëve të…