Osmani: Në Poklek ka ngjarë një holokaust i vërtetë

17 prill 2023 | 14:25

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe për rastin e shënimit të 24-vjetorit të masakrës së Poklekut.

Osmani e ka krahasuar masakrën e Poklekut si Holokustin.

“Këtu ne Poklek ka ngjarë një Holokaust i vërtetë, siç edhe e dini diku 54 anëtarë të familjeve Muçolli, Elshani dhe të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë. Shumica dërmuese fëmijë fillimisht janë ekzekutuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen krimi i tyre”.

“Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që as një shqiptar të mos mbetet në tokën e Kosovës. Edhe kjo masakër ashtu si edhe ajo në Çikatovë dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se autorët e masakrave po shpërblehen me pozicione të larta në Serbi dhe nuk po dënohen

“Personat që e kanë urdhëruar masakrën dihen me emër e mbiemër për ta janë mbledhur prova, por për fat të keq regjimi në Serbi nuk po vendos drejtësi. Ata që i bënë këto masakra po shpërblehen me pozicione të larta në policinë në serbi”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i dytë i…