Imami kërkon falje pasi ‘përdhosi’ flamurin kombëtar: Unë jam veteran i UÇK-së

17 prill 2023 | 15:23

Mazllam Mazllami, hoxha nga Prizreni, i cili ka marrë vëmendje në rrjetet sociale pasi e ka quajtur flamurin kuqezi një leckë, ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar.

Ai ka kërkuar falje publike ndaj të gjithëve që mund ta kenë keqkuptuar, ndërsa ka theksuar se nuk ka pasur në asnjë moment për qëllim të nënçmojë flamurin.

“Ka një keqkuptim, flamuri është një bezë, nuk ishte qëllimi për të përdhosur flamurin, është gabim të më keqkuptoni. Nëse kam gabuar për termin leckë, publikisht kërkoj falje nëse është keqkuptuar, ndërsa si është shkruar bezë, për të treguar materialin. Qëllimi nuk është për nënçmim të flamurit. Unë vetë jam veteran i UÇK të njëjtin flamur e kam pasur pranë vetes”, ka thënë hoxhë Mazllami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit