Rrahmani me bashkëlojtarë të gatshëm për ndeshjen çerekfinale ndaj Milanit

17 prill 2023 | 15:27

Skuadra e Napolit të hënën gjatë ditës ka mbajtur seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj AC Milanit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Faqja e klubit italian ka publikuar fotot në këtë seancë stërvitore të udhëhequr nga trajneri, Luciano Spalletti.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është i gatshëm për këtë duel, ashtu si dhe shokët e tij.

Në ndeshjen e nesërme, përkundër asaj të kaluarës, në vijën e sulmit Napoli e ka në dispozicion sulmuesin, Victor Osimhen.

Kujtojmë që ndeshja e parë në stadiumin “San Siro” kishte përfunduar me fitore të Milanit me rezultatin minimal 1 me 0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mazllam Mazllami, hoxha nga Prizreni, i cili ka marrë vëmendje…