Finalja në Ligën e Kampionëve? Schweinsteiger: City – Milan

17 prill 2023 | 15:35

Bastian Schweinsteiger i ka idetë e qarta rreth finales së këtij sezoni në Champions League. Ish-kapiteni legjendar i Bayern Munchen, i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në profilin e tij në Twitter.

“Si mendoj se do të dalë finalja? Manchester City-Milan”, u përgjigj ish-mesfushori gjerman, ku thotë se beson tek avancimi i kuqezinjve të Piolit në finalen e Stambollit.

Schweinsteiger indirekt pranon se nuk beson te përmbysja e Bayern Munchen, skuadrës së tij të zemrës. Bavarezët humbën 3-0 çerekfinalen e parë ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa, jo vetëm që duhet ta mbrojë paqen e saj,…