Ja tre emrat për postin e trajnerit te Drita

17 prill 2023 | 15:46

Drita sot ka njoftuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi.

Ai u largua nga bankina pas 11 ndeshjeve të drejtuara dhe kjo erdhi për shkak të rezultateve të dobëta.

Drita menjëherë ka nisur punën për ta gjetur zëvendësuesin e tij. Demokracia.com mëson se Bekim Isufi, Alban Dragusha dhe Mirel Josa janë emrat që mund ta drejton skuadrën gjilanase.

Gjithçka mbetet të zbardhet brenda pak ditëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bastian Schweinsteiger i ka idetë e qarta rreth finales së…