Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s diskutojnë me FFK-në për procesin e licencimit

17 prill 2023 | 16:11

Një delegacion i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s e kanë vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës.

Lidhur me këtë vizitë detaje ka dhënë FFK-ja.

Federata njofton se përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s janë njoftuar nga afër me zhvillimet e fundit rreth FFK-së, procesin e licencimit nga MKRS dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen klubet e futbollit.

“Delegacioni fillimisht u takua me nënkryetarin Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, derisa më pas zhvilluan një takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e klubeve, për të diskutuar shqetësimet e këtyre të fundit në lidhje me procesin e licencimit dhe vështirësitë që po i hasin gjatë këtij procesi. Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s i dëgjuan me vëmendje të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e klubeve, premtuan se do t’i adresojnë ato në organet kompetente dhe me angazhimin e përbashkët të të gjitha palëve shumë shpejt mund të ketë rezultate pozitive në këtë drejtim. Më pas delegacioni i UEFA-s dhe FIFA-s i vazhdoi takimet me akterët tjerë të sportit në Kosovë, po ashtu, në frymën e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona mbetën të plagosur në një lokal në Tiranë,…