Një tank rus i kapur në luftë është filmuar në parkingun e një kazinoje në ShBA

17 prill 2023 | 17:20

Në rrjetet sociale u diskutua shumë për tankun misterioz rus T-90A, i cili ishte parkuar për dy ditë në qytetin Roanoke, në shtetin amerikan të Luizianës.

Tanku, që besohet se është kapur në Ukrainë, u shfaq përpara Qendrës së Udhëtimit dhe Kazinosë Peto, e cila është një restorant, pikë karburanti dhe kazino, të martën e javës së kaluar dhe qëndroi atje deri të enjten në mbrëmje.

Një ekspert i informacionit me burim të hapur (OSINT) pretendon se tanku u gjet nga forcat ukrainase pranë Khersonit në shtator të vitit 2022, pasi u braktis nga ushtarët rusë, shkruan Newsweek.

Ministria e Mbrojtjes: Nuk kemi asnjë informacion

Cody Sellers, menaxher i objektit turistik, tha për Newsweek se tanku mbërriti në një kamion të martën mbrëma dhe qëndroi në parking për dy ditë, pas së cilës u mor të enjten rreth orës 20:00. Ai shtoi se personat që morën tankun nuk ishin ushtarë. Ai i cilësoi si “kontraktorë”.

Ndihmës menaxherja Valerie Mott shkroi në The War Zone se një grup njerëzish u shfaqën me tankun të martën dhe kërkuan ta linin atë në parking sepse “transmisioni në kamion u prish”.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se nuk ka asnjë informacion për këtë ngjarje. Eksperti ushtarak Howard Altman shkroi në The War Zone se është e mundur që tanku të ishte pjesë e një ekspozite. Por ai shtoi se nuk e ka të qartë se si ka mbërritur nga Ukraina nëse nuk është importuar nga ushtria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit