Kurti dhe ambasadori i OSBE-së diskutojnë për zgjedhjet në veri

17 prill 2023 | 17:37

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me ambasadorit e Organizatës Evropiane për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE), Michael Davenport.

Temë e diskutimit ishin zgjedhjet në komunat veriore që pritet të mbahen të dielën, më 23 prill.

Kurti theksoi rëndësinë e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

“Si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve. Nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve.”, njoftoi Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik Rishi Sunak është nën hetim pasi dyshohet se…