Klinaku: LDK të deklarohet kundër Gjykatës Speciale, që të mos barazohet me kolaboracionistët

17 prill 2023 | 18:27

Zyrtari i Lëvizjës për Bashkim, Avni Klinaku, ka shkruar një status për procesin e Gjykatës Speciale ne Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i reagojë publikisht Gjykatës Speciale në lidhje me vrasjet e anëtarëve të saj që po përmenden në Hagë.

Gjykata Speciale / Organizimi i LDK-së dhe UÇK-së: Krejt çka tha sot dëshmitari i dytë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

“Do të kishte qenë mirë për LDK-në, për UÇK-në e për krejt Kosovën që LDK-ja t’i reagonte publikisht Gjykatës Speciale për akuzën se dikush dikë e paska vra vetëm pse ka qenë në LDK! Po të ishte kjo e vërtetë, Kosova do të shndërrohej në një kasaphanë!”, ka shkrua Klinaku.

Tutje, ai ka quajtur absurde akuzat e Prokurorisë Speciale, duke thënë se gjatë luftës të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin pjesë dhe me LDK-në.

Paramendojeni faktin se për kohën që flet akuza shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës kanë qenë në LDK! Pastaj, jo pak anëtarë të LDK-së kanë qenë njëkohësisht edhe pjesëtarë të UÇK-së! Si mund të anashkalohen këto fakte?! “Po të ishte kjo e vërtetë, Kosova do të shndërrohej në një kasaphanë”, ka shkruar ai.

E në fund, Klinaku kërkon nga LDK që të deklarohet kundër Gjykatës Speciale.

“LDK-ja, edhe për hir të anëtarësisë së vet, nuk guxon ta lejojë stigmatizimin e LDK-së deri në atë masë sa dikush atë ta barazojë me kolaboracionistët”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë për…