Nezir Mehmetaj më 20 prill del para gjykatës në Serbi

18 prill 2023 | 11:47

Pas më shumë se tri vjet të qëndrimit në burg në Serbi, është caktuar seanca gjyqësore ndaj Nezir Mehmetajt.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, Agron Mehmetaj, i cili ka bërë me dije se seanca pritet të mbahet të enjten më 20 prill.

Ai ka thënë se nëse ka drejtësi vëllai i tij do të dal i pafajshëm.

“Nëse ka dorë politika nuk ka gjë aty, e dimë që nga arrestimi i tij se ai po mbahet politikisht”.

“S’ka asnjë fakt apo argument të vetëm që mund ta dëshmojnë se ai ka lidhje me këto që akuzohet”, ka thënë ai për “Klankosova.tv”.

Nezir Mehmetaj është arrestuar më 4 janar 2020 në Merdare nën dyshimet për krime gjatë luftës.

Mehmetaj kishte një urdhër-arrest aktiv me pretendimin se si ushtar i UÇK-së ai kishte marrë pjesë në maltretimin dhe vrasjen e shtatë personave, përfshirë serbë dhe romë.

Ditë më parë Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka kërkuar nga drejtësia serbe që Nezir Mehmetaj të transferohet në Kosovë dhe që akuzat ndaj tyre të trajtohen nga organet vendase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët kanë luajtur në mbrëmje një lojë me sfida në…