Bislimi udhëton për në Strasburg për nënshkrimin zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave

18 prill 2023 | 13:52

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, udhëton ditën e nesërme drejt Strasburgut.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga presidentja e Parlamentit Roberta Metsola.

Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institut Epik, Demush Shasha, ka reaguar ndaj pretendimeve…