Shasha kritikon qeverinë për marrjen e meritave për vizat: 94 kritere janë përmbushur nga qeveritë tjera

18 prill 2023 | 13:50

Drejtori i Institut Epik, Demush Shasha, ka reaguar ndaj pretendimeve të qeverisë Kurti për t`i marrë meritat për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së qeverisë.

Shasha në “Facebook”, ka shkruar se ajo që mund të thuhet është se kjo qeveria ka përmbushur vetëm një kriter.

Sipas tij, 94 kriteret tjera janë përmbushur nga qeveritë e kaluara.

“Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e LV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër. Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, ka shkruar Shasha.

Në vitin 2016, kur Komisionin Evropian kishte konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, Shasha ka qenë sekretar i përhershëm në Ministrinë e Integrimit Evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e…